Golden State Warriors ka mposhtur lehtësisht Phoenix Suns në shtëpi me rezultat 138-109.
Ndeshja ishte e nivelizuar deri në fillim të pjesës së dytë, ku vendasit shpërthyen keq duke krijuar epërsi shumë të thellë.
Fundi i ndeshjes ishte vetëm formalitet.
Më i miri ishte Stephen Curry me 31 pikë, përcjellë nga Thompson me 26 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime dhe Durant me 20 pikë.
Me këtë fitore Golden State okupon pozitën e parë me 17 fitore, kurse në vendin e dytë në konferencën e Perëndimit është San Antonio Spurs me 16 fitore. /Telegrafi/