Drenica ka shënuar fitore të thellë 4-1 në përballje me Flamurtarin.
Drenicasit kaluan në epërsi vetëm pas 10 minutave lojë.
Ishte mesfushori qendror, Taulant Dajaku që realizoi golin e parë në ndeshje për 1-0.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, kuqezinjtë nga Skenderaj realizuan edhe dy gola të tjerë.
Mesfushori anësorë, Genc Hamiti realizoi dy gola për dy minuta.
Fillimisht Hamiti shënoi në minutën e 43 dhe golin e tretë për vendasit e realizoi pas dy minutave.
Me epërsinë e thellë 3-0 për vendasit përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.
Edhe në pjesën e dytë drenicasit dominuan duke arritur të shënojnë edhe një super gol.
Ishte minuta e 73-të e ndeshjes, kur mesfushori Hysen Tahiri realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 4-0.
Mysafirët golin e vetëm në ndeshje arritën të shënojnë 10 minuta para fundit, kur shënoi kapiteni i vendasve Sami Geci në portën e tij.
Fitorja Drenicën e ngritë në pozitën e tetë me shtatë pikë, ndërkohë Flamurtari mbetët pa fitore në pozitën e fundit me vetëm dy pikë pas gjashtë javëve.
Ndeshjen e radhës Drenica do ta zhvilloj në Prizren përballë Lirisë, ndërsa Flamurtari në shtëpi pret Vllazninë e Pozhoranit. /Telegrafi/