Prishtina ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Malisheva në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit triumfuan 1-0 si mysafir i malishevasve, ndërsa goli i vetëm u shënua në pjesë të dytë.
Ndeshja ishte e barabartë qysh nga fillimi, me dy skuadrat që luajtën lojë të hapur, por që nuk arritën t’i konkretizonin rastet në 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë ishte një ritëm tjetër, me dy ekipet që e kërkonin me ngulm fitoren.
Por, këtë e arriti Prishtina, kur realizoi për 1-0 në minutën e 67-të me golin e Hasan Hysenit, ndërsa asistues ishte Ardian Muja.
Për t’i bërë gjërat më keq për Malishevën u përkujdes Rilid Haziraj, që zhvilloi lojë të rrezikshme dhe në minutën e 71-të u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Malsiheva vazhdon të jetë në vendin e katërt me 52 pikë, gjersa Prishtina është në të pestin me 43 sosh. /Telegrafi/