Telegrafi

Fitore e rëndësishme e Juventus

Vincenzo Iaquinta shënoi golin e parë (53’) pas një krosimi të Diegos. Braziliani ishte i përfshirë edhe në golin e dytë, pasi që siguroi një penallti në favor të vendasve, të cilën e shndërroi në gol Alessandro Del Piero (69’).

Iaquinta rezultoi sërish efikas, kur pas krosimit të bukur të Antonio Candrevas, vendosi rezultatin përfundimtar prej 3-0 (87’) në favor të Zonjës së Vjetër.

Me këtë fitore, Juve ngjitet në kuotën e 54 pikëve, dhe ka katër më pak se Palermo që mban vendin e katërt, kur kanë mbetur edhe tre xhiro për t’u zhvilluar. /Telegrafi/