Flamurtari ka arritur fitore të rëndësishme përballë Lirisë (1-0) në javën e 27-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, gjysma e parë nuk prodhoi gola, edhe pse nikoqirët kërkuan më shumë të realizonin.
Rezultati u zhbllokua në gjysmën e dytë me golin e Shend Kelmendit (54′) në tentimin e dytë.
Në minutat në vazhdim nuk munguan rastet për mysafirët, por ata nuk ia dolën që ta barazonin rezultatin.
Me këtë fitore, Flamurtari ka bërë një hap për të ikur nga zona e ‘play-outit’ dhe aktualisht ka pikë të barabarta me Ballkanin që ndodhet në vend të tetë.
Liria, ndërkohë, pozicionohet në vend të 11-të, gjegjësisht në zonën e rrezikut për të rënë nga elita e futbollit të Kosovës. /Telegrafi/