Drenica ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Llapit 2-0.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen se mysafirët të cilët kërkonin me kundërsulme të shënonin gol.
Në minutën e 28-të erdhi rasti më i mirë në pjesën e parë, kur Taulant Dajaku goditi bukur por në fund u bllokua.
Me rezultatin e bardhë 0-0 dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutash.
Drenica në pjesën e dytë ishin më këmbëngulës duke kërkuar golin e epërsisë.
Drilon Osmani pati një rast të mirë shënimi, mirëpo portieri mysafir, Ilir Avdyli bëri mrekulli duke pritur.
Në minutën e 54-të, sërish Osmani tentoi të shënoi gol por Avdyli intervenoi për mrekulli.
Lumbardh Salihu dhe Edon Zeqiri u ndëshkuan me karton të kuq nga gjyqtari kryesor.
Drenica golin e epërsisë e shënoi në minutën e 68-të nëpërmjet Taulant Dajakut.
Dy minuta më vonë trajneri Tahir Batatina largoi skuadrën e tij nga fusha pasi ishte i pakënaqur me referimin.
Pas disa minutave ndeshja rifilloi dhe vendasit shënuan edhe golin e dytë nëpërmjet Kreshnik Lushtakut.
Pas kësaj fitore, Drenica ngritët në pozitën e shtatë në tabelë me 25 pikë. /Telegrafi/