Telegrafi

Fitore e rëndësishme e Chelseat në shtëpi ndaj Fulhamit

Chelsea ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Fulhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë në Stamford Bridge, The Blues kaluan në epërsi me anë të Kai Havertz që pranoi një asistim brilant nga Maosn Mount.

Presioni i bluve ndaj skuadrës mysafire u rrit edhe më shumë, por kjo kishte efekt vetëm në pjesë të dytë.

Qysh në startin e 45 minutave të dytë, Havertz ishte sërish në listën e golashënuesve, duke realizuar në minutën e 49-të, tani me asistim të Timo Werner.

Skuadra që drejtohet nga Thomas Tuchel në vazhdim kishte raste tjera të mëdha, mirëpo nuk ia dolën t’i konkretizonin edhe pse kjo fitore u ndihmon shumë në garë për top katër.

Pas javës së 34-të, Chelsea gjendet në pozitën e katërt me 61 pikë, derisa në xhiron e 35-të, do të takohet me Manchester Cityn. /Telegrafi/