Site icon Telegrafi

Fitore e pritur për Bashkimin

Vetëm dy ditë pas fitores së rëndësishme kundër Pejës në Ligën Ballkanike, skuadra e Bashkimit është përballur me ekipin debutues të Superligës, Kerasan Prishtinën.

Duke pasur parasysh cilësinë e kundërshtarit dhe orarin e ngjeshur të ndeshjeve, trajneri i prizrenasve, Petar Mijovic, në këtë ndeshje i pushoi lojtarët si Tay Waller, Gerti Shima, Granit Rugova dhe Imer Tahiri, derisa rasti iu dha lojtarëve të ri ku minutazhë të konsiderueshëm morrën Andi Shehu dhe Arion Balluku, transmeton borozani.

Në anën tjetër, më të dalluarit te Kerasan Prishtina ishin ish lojtari i Pejës, Ardit Beqiri dhe MVP-ja i përfaqësueses U-16, Etnik Peci.

Koshashënuesit më të mirë të ndeshjes ishin Arbër Tolaj i Bashkimit dhe Ardit Beqiri i Kerasan Prishtinës me nga 18 pikë secili.
 

Exit mobile version