Telegrafi

Fitore e pritur e Golden Eagle Yllit ndaj Tiranës në Ligën Unike

(Foto: ligaunike.com/basketbolli.com)

Kampioni dhe lideri i Ligës Unike, Golden Eagle Ylli, ka shënuar fitore ndaj Tirana Neptun me rezultat 96-72 (22:19, 26:21, 22:17, 26:15), në xhiron e 13-të.

Çereku i parë ishte i barabartë, me tiranasit në fillim që ishin në epërsi të lehtë, e më pas kundërpërgjigjen therandasit, ndërsa kjo pjesë përfundon 22:19. Por, në periudhën e dytë, basketbollistët e Yllit ishin më të mirë, duke pasur epërsi deri në 12 pikë, 38:26, kurse pjesa e parë përfundon 48-40.

Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte i baraspeshuar, por në fundin e çerekut të tretë, vendasit arrijnë epërsinë më të lartë në ndeshje, 70:54, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 70:57. Në dhjetë minutat e fundit, Ylli shtoi epërsinë për të shkuar drejt fitores së sigurt dhe kjo ndodhi, duke triumfuar me rezultat 96-72.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Mikaile Tmusiq me 23 pikë, Chris Harris me 12 pikë e 11 kërcime, Henrik Sirko me 17 pikë e nëntë kërcime dhe Erjon Kastrati me 15 pikë, kurse te Tirana Neptun u dalluan Endrit Hysenagolli me 18 pikë e 11 kërcime dhe Julian Hamati me 18 pikë.

Golden Eagle Ylli ka 12 fitore e një humbje, ndërsa Tirana Neptun ka gjashtë fitore e shtatë humbje.