Site icon Telegrafi

Fitore e plotë e republikanëve, triumfojnë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve – çfarë do të thotë kjo për Trumpin?

Republikanët do të ruajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Në fakt, republikanët do të udhëheqin këtë organ pasi me të kryesojnë që nga viti 2023.

Kjo do të thotë se republikanët do të kenë dominim të plotë në qeverinë federale amerikane, shkruan cnn.

Partia e presidentit të zgjedhur, Donald Trump do të ketë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë dhe shumicë në të dy dhomat e Kongresit amerikan – Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Me një Kongres të kontrolluar nga republikanët, presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump do të jetë në gjendje të plotësojë shpejt kabinetin dhe rolet e tjera të larta të administratës.

Ai gjithashtu do të jetë në gjendje të avancojë agjendën për të paktën dy vitet e ardhshme, raporton skynews.

E kundërta e kësaj, gjatë dy viteve të fundit të qeverisjes, presidenti aktual amerikan, Joe Biden ka pasur pak sukses në miratimin e legjislacionit gjersa ka luftuar me Kongresin për të siguruar paratë e nevojshme për të mbajtur qeverinë e hapur dhe ta ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Ndryshe, Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale amerikane kundër demokrates, Kamala Harris. /Telegrafi/

Exit mobile version