Telegrafi

Fitore e Piros

Në krahasim me vitin e kaluar dhe 474 milion, të hyrat operative për këtë vit janë 260 milion dollarë. Në nivel vjetor, shitja është rritur për 41%, derisa të hyrat operative janë zvogëluar për 39%, e neto të hyrat kanë rënë për 45% nga 1.15 miliard në vitin 2010 në vetëm 631 milion dollarë.

Edhe pse Amazon tradicionalisht nuk publikon rezultatet e sakta të shitjes së Kindle, theksuan rritje të shitjes prej 177-përqind, që tani figuron në miliona. Kindle Fire si pajisje e re befasoi për të mirë blerësit dhe tërë linjën Kindle e bëri produktin më të shitur dhe më të dëshiruar të Amazonit. Përkundër rritjes së fuqishme të versioneve digjitale të librave dhe huazimit të 295,000 titujve të përzgjedhur në bibliotekën Kindle, rezultat të mirë arritën edhe librat nga letra. E njëjta fatkeqësisht nuk mund të thuhet për librat me paketimin klasik, të cilat përkundër rritjes së shitjes kanë sjellë shumë pak të hyra për Amazonin, pasi që pjesa më e madhe e të hyrave shkon në duart e palëve të treta. /Telegrafi/