Telegrafi

Fitore e ngushtë e Rahovecit në udhëtim te Trepça

KB Rahoveci (Foto: Facebook/KBRahoveci)

Klubi basketbollistik i Rahovecit ka shënuar fitore me një pikë epërsi 78-77 në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Trepçës.

Skuadra mysafire e nisi fuqishëm sfidën duke i shënuar 10 pikë më shumë se vendasit në çerekun e parë (15:25).

Në dhjetëminutëshin e dytë, nikoqirët i shënuan dy pikë më shumë (18:16), mirëpo shkuan në pushim me disavantazh.

Pas kthimit nga pauza, ‘Minatorët’ shënuan një pikë më shumë në fraksionin e tretë (24:23) në përpjekje për ta kthyer rezultatin në favor të tyre.

Lexo po ashtu Lajmet për Superligën e Kosovës në basketboll

Megjithatë, përkundër angazhimit në çerekun e fundit, të cilin e fituan me gjashtë pikë epërsi (20:14), vendasit nuk arritën ta fitonin ndeshjen.

Me 12 fitore dhe gjashtë humbje në 18 xhirot e deritanishme në Superligën e Kosovës në basketboll, Rahoveci qëndron në vend të tretë në tabelë me pikë të barabarta me Golden Eagle Yllin që ndodhet një vend më lartë.

Për Trepçën kjo ishte humbja e 10, ndërsa numëron tetë fitore dhe mban vendin e pestë në tabelë me pikë të barabarta (nga 26) me Ponte Prizrenin që pozicionohet një vend më lartë. /Telegrafi/