Telegrafi

Fitore e ngushtë e Pejës ndaj Bashkimit

Me rezultat të ngushtë (62-60), Peja ka fituar kundër Bashkimit në përballjen e mbetur nga xhiroja e 14-të.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Karagaçi”  ishte shumë e barabartë gjatë të katër çerekëve dhe gjithçka u vendos në sekondat e fundit

Pejanët u treguan më efektivë për të regjistruar fitore me dy pikë më shumë.

Noah Dahlman me 22 pikë, 12 kërcime dhe katër asistime ishte më i dalluari te vendasit, kurse të mysafirët spikati Gazmend Sinani me 20 pikë e 17 kërcime.

Pas kësaj përballjeje, Peja mbetet në vend të dytë në tabelë me katër pikë prapa liderit Sigal Prishtina.

Bashkimi është në vend të tretë me pikë të barabarta me Pejën, ndërsa të dyja këto skuadra kanë një ndeshje më pak të zhvilluar se lideri. /Telegrafi/