Cleveland Cavaliers ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Detroit Pistons me rezultat 112-90.
Sfida pas dy fraksioneve të para ishte e barabartë, ku mysafirët të udhëhequr nga Blake Griffin rezistuan. Megjithatë, Cavs shpërthimin e madh e realizuan në çerekun e tretë.
I dalluar në këtë takim ishte Larry Nance Jr, i cili në ndeshjen e parë si startues regjistroi 22 pikë e 15 kërcime.
Ai nuk ishte i vetmuar pasi u ndihmua nga LeBron James me 31 pikë dhe Rodney Hood me 13 pikë.
Damian Lillard shpërtheu me 39 pikë ndaj Los Angeles Lakers duke qenë krucial në fitoren e radhës të Portlandit.
Ai u ndihmua në fitoren 108-103 nga CJ McCollum i cili shënoi 22 pikë, kurse Jusuf Nurkic shtoi double double impresiv prej 16 pikë e 16 kërcimesh.
Pas këtyre ndeshjeve Clevelandi vazhdon ngjitjen në tabelën e Lindjes, ku Toronto vazhdon ta ketë kryesimin me dy fitore më shumë se Bostoni.
Në Perëndim, Portlandi vazhdon ta ketë vendin e tretë, por aty afër janë edhe Minnesota, San Antonio dhe Oklahoma. /Telegrafi/