Ukraina ka arritur të marr tri pikë e para, duke e mposhtur me rikthim Sllovakinë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së dytë në Grupin E.
Sllovakia e nisi shumë mirë ndeshjen duke krijuar disa raste me Lukas Haraslin, Ivan Schranz dhe David Hancko, por pa gjetur rrjetë.
Por nuk vonoi shumë dhe ndeshja u zhbllokua, me Ivan Schranz që shënoi për 1-0 në të mirë të sllovakëve.
Ukrainas vetëm pasi pësoi gol filloi të luajë, duke krijuar disa raste me Oleksandr Tymchyk dhe Oleksandr Zinchenko, por pjesa e parë u mbyll me epërsinë e sllovakëve.
Duke e ditur pozitën e tyre, ukrainasit nisën furishëm pjesën e dytë, me Mykola Shaparenko që shënoi pas asistimit të
Zinchenko për 1-1.
Ukraina ishte afër golit edhe me Mykhailo Mudryk, por gjuajtja e tij u ndal në shtyllë.
Kur zhvillohej minuta e 80-të, Ukraina mori epërsinë me Roman Yaremchuk që shënoi për 2-1, duke dërguar në festë ukrainasit.
Deri në fund sllovakët u munduan të barazonin, por nuk ia dolën.
Pas kësaj fitoreje Ukraina kthehet në lojë dhe ka 3 pikë, aq sa Sllovakia dhe Rumania. /Telegrafi/