Site icon Telegrafi

Fitore e madhe, Prishtina mposht Çelikun

Hendbollistët e Prishtinës edhe pse të stërlodhur nga telashet nëpër kufij, kanë arritur të shënojnë fitore të madhe ndaj Çelikut në Bosnje e Hercegovinë sonte.

Golashënues më i mirë i Prishtinës ka qenë Florim Hoxha me 8 gola të shënuara, derisa atij i kanë ndihmuar edhe Ylber Mjeku me 5 e Lindrit Fetahu, Oltion Beshiri dhe Petrit Prekazi me nga katër sosh.

Te ekipi boshnjak, më i dalluari ka qenë Aldin Begagic me 8 gola të shënuara, transmeton Borozani.

Fitorja ka qenë me rezultat minimal, por e vlefshme shumë para ndeshjes së radhës.

Prishtina do të luaj edhe ndeshjen e kthimit në Bosnje, pasi që është akorduar kështu me ekipin boshnjak. Në këtë ndeshje Prishtina ka luajtur në cilësinë e vendasit, derisa ndeshja e i takon raundit të tretë kualifikues për Challenge Cup, që është gara e tretë për kah cilësia që organizohet nga EHF.  

Exit mobile version