Telegrafi

Fitore e madhe nga OKC, Bostoni një fitore larg gjysmëfinales së lindjes

Oklahoma City Thunder ka shënuar fitore jetike në shtëpi për të shkrirë disavantazhin në serinë e playoffit ndaj Portland Trail Blazers në 2-1 pas fitores prej 120-108 në Chesapeake Energy Arena.

Oklahoma ishte fantastike në këtë takim ku fitorja ishte obligative dhe shkëlqeu Russell Westbrook me 33 pikë dhe 11 asistime, ndërsa Paul George shtoi 22 pikë të tjera.

Boston Celtics në udhëtim triumfoi ndaj Indiana Pacers duke çuar serinë në 3-0 dhe duke qenë vetëm një hap larg kualifikimit në gjysmëfinale të playoffit të lindjes.

Në anën tjetër me formë të mirë vazhdoi edhe Toronto Raptors duke mposhtur në udhëtim Orlandon.

Aty shkëlqeu Pascal Siakam me plot 30 pikë të shënuara.

Tashmë faza e playoffit është bërë tejet interesante, kurse seritë me do të shkojnë me shumë gjasë deri në gjashtë dhe shtatë ndeshje. /Telegrafi/