Telegrafi

Fitore e madhe nga Lakers, tani me gjasa të mëdha për ‘Play-Off’

Los Angeles Lakers ka marrë njërën nga fitoret më të rëndësishme këtë sezon në NBA, pasi ishte e treta radhazi.

Skuadra nga Kalifornia ka mposhtur njërën nga skuadrat direkte për ‘Play-Off’, Oklahoma City Thunder me pesë pikë diferencë, 116:111.

Lakers morën epërsinë nga çereku i parë dhe në vazhdim menaxhuan mirë lojën duke mos lejuar mysafirët të kalonin asnjëherë në epërsi deri në fund të ndeshjes.

Anthony Davis ka qenë fantastik në këtë duel me 37 pikë, 15 kërcime e një asistim në fitoren e skuadrës vendase.

Me lojë të mirë te vendasit u dalluan edhe fundori gjerman Dennis Schroder me 21 pikë e gjashtë kërcime si dhe Walker që shtoi 20 pikë të tjera.

Te mysafirët nga Oklahoma më të dalluarit ishin dy basketbollistët Giddey me 27 pikë e 17 kërcime si dhe Shai Gilgeous-Alexander që shtoi po aq pikë, por të pamjaftueshme për fitore.

Me këtë fitore Lakers shkojnë në pozitën e shtatë në Konferencën e Perëndimit me bilanc të barabartë 37-37. /Telegrafi/