Roma ka arritur edhe fitoren e dytë në vitin 2017 me rezultat të njëjtë.
Pasi mposhti Genoan javën e kaluar 0-1, me të njëjtin rezultat ‘Giallorosët’ kanë triumfuar edhe ndaj Udineses.
Mysafirët e nisën mirë ndeshjen, duke kontrolluar atë dhe duke krijuar raste të mira shënimi.
Ishte minuta e 12-të e ndeshjes, kur rezultati u zhbllokua për herë të parë.
Mesfushori Kevin Strootman shërbeu bukur në zonë Radja Nainggolanin që shënoi për 0-1.
Vetëm katër minuta më vonë, Roma kishte mundësinë ta dyfishonte epërsinë nga pika e bardhë.
Mbrojtësi i Udineses, Davide Faraoni luajti me dorë në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti për Romën.
Nga pika e bardhë sulmuesi boshnjak Edin Dzeko nuk u tregua i saktë duke mbetur rezultati 0-1.
Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të Romës 0-1.
Ndërkohë në pjesën e dytë ‘Giallorosët’, patën mundësi tjera ta dyfishojnë epërsinë por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Edin Dzeko kishte tri raste të mira shënimi në pjesën e dytë por pa arritur të shënoi gol.
Pas kësaj fitore Roma mbetet në pozitën e dytë me 44 pikë të tubuara, një më pak se Juventusi që ka dy lojë më pak të zhvilluara. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=zi5zi6fW5zc