Oklahoma City Thunder ka mbajtur gjallë shpresat për playoff pasi ka mposhtur në shtëpi Houston Rockets me rezultat të ngushtë 115-113.
Ndeshja u karakterizua nga një lojë shumë e barabartë e të dyja skuadrave.
Ishte minuta e fundit ku Oklahoma shëoni me anë të Westbrook dhe Adams çka u tregua vendimtare, teksa Harden humbi treshen vendimtare për fitore.
Te Oklahoma me triple doublen e dytë rresht shkëlqeu Westbrook i cili realizoi 32 pikë, 13 kërcime, 11 asistime dhe 3 topa të vjedhur, teksa u ndihmua shumë nga Taj Gibson me 20 pikë dhe Enes Kanter me 10 pikë e 10 kërcime.
Te Houstoni shkëlqeu James Harden edhe pse humbi gjuajtjen vendimtare. Ai realizoi 44 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime, teksa u ndihmua nga Lou Williams me 22 pikë.
Oklahoma me këtë fitore të ngushtë mban gjallë shpresat për rikthim në ndeshjen e katërt që zhvillohet sërish në Chesapeake Energy Arena. Aktualisht epërsia është 2-1 për Houston Rockets.
Epërsinë e ngushtoi edhe Boston Celtics që mposhti Chicago Bulls me rezultat 104-87, falë mungesës së Rajon Rondos te vendasit. Tash seria është 2-1 për Chicagon teksa edhe ndeshja e katërt zhvillohet në United Center.
LA Clippers befasoi Utah Jazz ku në udhëtim mposhti skuadrën e Jazz me rezultat 111-106 duke marrë epërsinë 2-1 në seri.
/Telegrafi/