Llapi ka marrë një fitore tejet të vlefshme në udhëtim te Flamurtari.
Skuadra e udhëhequr nga Bekim Shotani ka triumfuar me rezultat minimal 0-1.
Pas 45 minutave të para, rezultati ishte ai i fillimit pa gola 0-0.
Por në pjesën e dytë mysafirët shtuan presionin dhe filluan të sulmonin më shumë.
E golin e shumëdëshiruar llapjanët e arritën në minutën e 84-të të ndeshjes.
Behar Maliqi shënoi pas asistimit nga zëvendësuesit Veliu.
Pas kësaj fitore Llapi vazhdon të mbetet në pozitën e tretë por tani ka 32 pikë, pesë më pak se Prishtina.
Në anën tjetër Flamurtari pësoi edhe humbjen e dytë radhazi dhe ndodhet në vendin e gjashtë me 22 pikë.
Llapi ndeshjen e ardhshme do ta luajë para publikut vendas ku do të jetë nikoqir i Lirisë së Prizrenit.
Në anën tjetër, skuadra nga kryeqyteti kosovar, Flamurtari udhëton drejt Drenasit për tu përballur me Feronikelin. /Telegrafi/