Derbi anglez në Ligën e Evropës mes Liverpool dhe Manchester United i ka takuar vendasve me rezultat të pastër 2-0.
Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur një fitore të madhe përballë rivalëve të përbetuar Manchester United në Evropë.
Në një ndeshje fantastike nga vendasit, goli i parë erdhi në minutën e 20-të, nëpërmjet sulmuesit Daniel Sturridge i cili shënoi nga penalltia.
Por epërsia e vendasve ka mundur të ngritët qysh në pjesën e parë, por portieri i United, David De Gea ishte në formë të mirë duke pritur disa gjuajtje.
Me rezultatin minimal 1-0, përfundoi pjesa e parë mes dy rivalëve të mëdhenj anglez.
Edhe në pjesën e dytë Liverpooli dominoi përballë Unitedit dhe shënoi edhe një gol për fitoren e sigurtë.
Mesfushori anglez Adam Lallana asistoi bukur te braziliani Roberto Firmino i cili shënoi për 2-0.
Me këtë fitore të pastër, Liverpool ka bërë një hap para drejt çerekfinales, ndërsa Unitedit i mbetet punë e vështirë për ta përmbysur këtë rezultat në javën e ardhshme ku do të zhvillohet ndeshja në ‘Old Traford’.
Në derbin spanjoll, Athletico Bilbao ka mposhtur minimalisht Valencian e Shkodran Mustafit 1-0, ndërsa Villareal ishte bindëse ndaj Leverkusenit 2-0.
Ndeshja e vetme pa fitues ishte ajo e zhvilluar në Pragë, ku Sparta e Pragës dhe Lazio barazuan 1-1. /Telegrafi/
Liverpool FC 1:0 Manchester UnitedSturridge (penalti)
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-10
Liverpool FC 2:0 Manchester UnitedFirmino
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-10