Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore të madhe ndaj fuqisë evropiane të hendbollit, Rumanisë.
Falë lojës me zemër dhe të mençur, djemtë tanë kanë mposhtur rumunët në Bukuresht me rezultat 30:25.
Pjesë e parë u mbyll 16:12 për tanët, të cilët edhe 30 minutëshin e dytë e menaxhuan mjaftë mirë.
Katër ditë më parë, tanët barazuan 23:23 në Prishtinë, ndërsa sonte dolën kokëlartë nga Bukureshti, duke mposhtur Rumaninë, e cila vlerësohet njëra prej kombëtareve më të mira në Evropë.
Është kjo fitorja e parë e hendbollistëve tanë me në krye trajnerin Bujar Qerimi. Me këtë triumf, Kosova kalon në vendin e dytë në grupin 8 kualifikues për Euro 2022, duke lënë pas Rumaninë e Malin e Zi.
KOK ka përgëzuar suksesin e hendbollistëve tanë dhe gjithë komunitetit të hendbollit.