Ferizaj ka marrë një fitore të madhe nga udhëtimi në Suharekë te Ballkani 0-1.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen kur në minutën e dytë Jetmir Topalli pati rast të artë shënimi por dështoi të dërgonte topin në rrjetë.
Në anën tjetër Genc Hamitit të Ferizajt iu ofrua një rast i mirë shënimi por që nuk pati sukses.
Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë nisi keq për vendasit të cilët mbetën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Gentian Elezajt.
Mysafirët e shfrytëzuan epërsinë numërike dhe arritën të shënonin.
Ishte sulmuesi Dren Gashi që realizoi golin e fitore 15 minuta para fundit të ndeshjes.
Ballkanin në javën e 10-të do ta pres një takim i vështirë pasi luan në udhëtim tek kampioni Drita, ndërsa Ferizaj në Obiliq përballet me KEK-un. /Telegrafi/