Site icon Telegrafi

Fitore e lehtë për Prizrenin 16

Prizreni 16 ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dritës me rezultat 111:74 (24:19, 32:22, 33:20, 22:13), në kuadër të javës së 18-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Në fakt gjilanasit e nisën ndeshjen më mirë dhe ishin në epërsi pothuajse deri në fund të çerekut të parë, 14:19, megjithatë, në fund të kësaj prizrenasit me një seri 10:0, e fitojnë këtë pjesë 24:19. Vendasit vazhduan me lojë të mirë deri në fund, duke shënuar fitore të pritur. Basketbollistët prizrenas e fitojnë periudhën e dytë, 32:22, për të shkuar në pushim me shifrat 56:41.

Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë. Ata thelluan edhe më shumë epërsinë. Periodën e tretë e fituan 33:20 dhe atë të fundit 22:13, për të triumfuar në fund me rezultat 111:74.

Te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 23 pikë, gjashtë asistime dhe 11 asistime dhe Robert McCoy me 24 pikë e 15 kërcime, kurse te Drita u dalluan Isaiah Jonnson me 32 pikë e nëntë kërcime.

Prizreni 16 ka 11 fitore e pesë humbje, kurse Drita 18 humbje në 18 humbje, duke qenë skuadra e vetme në elitë që nuk ka shënuar fitore.

Exit mobile version