Telegrafi

Fitore e lehtë e Milanit

Në minutën e 10-të të takimit, portieri Gianluca Curci bëri një ndërhyrje në Marco Borriellon që i kushtoi me përjashtim nga loja dhe akordim të penalltisë.

Braziliani Ronaldinho ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë duke i dhënë epërsinë ekipit vendas (12’).

Ishte Marco Borriello lojtari që dyfishoi rezultatin pas një krosimi të Andrea Pirlos (28’), dhe me rezultat prej 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë skuadra dominuese e Milanit realizoi edhe dy gola të tjerë që mbanin firmën e superyllit brazilian, Ronaldinho (72’ dhe 89’), i cili shënoi het-trik në këtë përballje.

Me këtë fitore, Milani ngushton diferencën me Interin, dhe tani gjendet gjashtë pikë prapa liderit, por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/