Telegrafi

Fitore e lehtë e Liverpoolit ndaj Stoke (Video)

Liverpooli ka fituar ndaj Stoke Cityt me rezultat 4-1.

Reds dominuan gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar dhe e lehtë për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e tetë nga Alberto Moreno, kurse mysafirët barazuan në minutën e 22-të me anë të Bojan Krkic.

Epërsia e vendasve u rikthye në minutën e 32-të fal golit nga Daniel Sturridge, e gjitha kjo pas një asistimi të bukur nga Sheyi Ojo dhe me rezultatin 2-1 përfundoi pjesa e parë.

Goli i sigurisë erdhi në minutën e 50-të nga Divock Origi, por sulmuesi belg shënoi edhe një herë në minutën e 65-të.

Vlen të theksohet se Xhardan Shaqiri luajti 70 minuta në këtë takim dhe asistoi te goli i vetëm i Stoke.

Pas kësaj fitore Liverpooli ngjitet në pozitën e tetë me 48 pikë, apo një më shumë se Stoke City në vendin e nëntë. Ndeshja e ardhshme e Reds është ndaj Bournemouth, kurse Stoke kundër Tottenhamit. /Telegrafi/

Liverpool 1 – 0 Stoke City: Alberto Moreno

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 10 April 2016

1-1: Bojan Krkic shënon pas asistimit të Xherdan Shaqirit.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 10 April 2016

Ojo driblon Shaqirin dhe asiston te Sturridge për 2-1.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 10 April 2016

3-1: Origi shënon pas një asistimi të bukur nga Milner.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 10 April 2016

4-1: Tjetër gol nga Origi ndaj Stoke 🙂

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 10 April 2016