Skuadra angleze Arsenal ka shënuar një fitore të lehtë në ballafaqim me Bate Borisov 2-4.
Arsenali e nisi fuqishëm takimin në udhëtim tek Bate duke rrezikuar portën e vendasve nga minuta e parë.
Goli i parë në këtë sfidë nuk vonoi dhe erdhi pas nëntë minutave lojë, ku pas një asistimi të bukur nga Jack Wilshere, shënoi me kokë Theo Walcott.
Arsenal arriti ta dyfishoj epërsinë në minutën e 22-të, ku pas gabimit të portierit vendas, Walcott realizoi lehtësisht për 0-2.
Vetëm tre minuta më vonë ‘Topçinjtë’ nga Londra realizuan edhe njëherë në portën e vendasve.
Pas harkimit nga këndi, Per Meterscaker asistoi me kokë tek mbrojtësi i ri Rob Holding që shënoi nga afërsia për 0-3.
Vendasit u kundërpërgjigjën nëpërmjet malazezit Ivanic që shënoi në minutën e 28-të për ta ngushtuar epërsinë në 1-3.
Me rezultatin 1-3 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe 45 minutat finale të kësaj sfide Arsenali i nisi furishëm duke shënuar edhe golin e katërt.
Sulmuesi francez, Olivier Giroud realizoi nga penalltia në minutën e 49-të për 1-4.
Pas 67 minutave lojë, Bate realizoi edhe një gol ku shënoi mesfushori ofensivë Mikhail Gordejchuk.
Deri në fund të ndeshjes të dyja skuadrat patën disa gjysmë raste por rezultati mbeti i pandryshuar 2-4.
Pas dy ndeshjeve në grupet e Ligës së Evropës, Arsenal zë pozitën e parë në Grupin H me gjashtë pikë të tubuara.
Në ndeshjen e radhës londinezët do të jenë mysafir tek Cervena Zvezda. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9aI-HrcPUMc
https://www.youtube.com/watch?v=VXdtsJT3NqQ
https://www.youtube.com/watch?v=OJCiw5EnCQ4
https://www.youtube.com/watch?v=s6Czr0GgJb0
https://www.youtube.com/watch?v=tOICtbXkhX4
https://www.youtube.com/watch?v=YUqQkplMZRA