Telegrafi

Fitore e lartë e Villarrealit

Pas fitores që shënoi një javë më parë, Nëndetësja e Verdhë ka vazhduar edhe këtë javë me fitore duke mposhtur Tenerifen në El Madrigal me rezultat prej 5-0.

Serinë e golave e filloi Joseba Llorente në minutën e 16-të dhe me epërsinë minimale të vendasve përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Villarreali shënoi edhe katër herë me anë të Robert Pires (48’), Giuseppe Rossi (52’), Llorente (53’) dhe Cani (89’).

Kjo fitore do t’i shërbejë Villarrealit për t’u shmangur dalëngadalë nga zona e rrezikshme, por nëse luan kështu, edhe të konkurrojë për ndonjë vend që çon në garat evropiane. /Telegrafi/