Telegrafi

Fitore e lartë e United

Në fund të pjesës së parë (45’+1), veterani Paul Scholes ia dha avantazhin skuadrës mysafire me një gol të shënuar me këmbën e majtë.

Me një supergol të Darron Gibson (61’), Djajtë e Kuq dyfishuan epërsinë.

Dhjetë minuta më pas Luis Antonio Valencia shënoi golin e tretë, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Wayne Rooney një minutë pas (72’).

Me këtë fitore, United ngushton diferencën me Chelsean në dy pikë, derisa Blutë sot zhvillojnë ndeshjen e vështirë kundër Manchester Cityt. /Telegrafi/