Telegrafi

Fitore e lartë e Trepçës ndaj Vëllaznimit

Trepça ka nisur furishëm pjesën pranverore të stinorit duke e mposhtur lehtë dhe bindshëm Vëllaznimin e Gjakovës.

Ekipi mitrovicas ka shënuar 107 kundër gjakovarëve, të cilët realizuan vetëm 56 pikë.

Samir Zekiqi ka shënuar 21 pikë në fitoren e kipit të tij, derisa Kiel Turpin debutoi në Superligë me 18 pikë të shënuara, transmeton Borozani.

Te Vëllaznimi më efikas sonte ka qenë përforcimi i ri i ekipit, Musab Mala, që erdhi pikërisht nga Trepça dhe ish skuadrës i shënoi 15 pikë, shto këtu edhe 4 asistime dhe 3 kërcime.

Atik Koshi ka qenë lojtari tjetër i kuqezinjve që shënoi pikë dyshifrore, 14.

Trepça tash ka bilanc 10-5 dhe merr lidershipin e përkohshëm, derisa Vëllaznimi thelloi bilancin negativ në 2-13.