Site icon Telegrafi

Nuk ndryshon rezultati në njësinë e pestë zgjedhore, Fronti Europian do t’i ketë katër deputetë

Pas rivotimit të ditës së sotme në Njësinë Zgjedhore 5 dhe 6 Fronti Europian mesa duket ka ruajtur mandatin e deputetit të 4-të në këtë zonë. Këtë informacion me publikun e ka ndarë në “Facebook”, ministri Kreshnik Bekteshi.

Ai përmes një statusi ka falënderuar votuesit në vendvotimet në të cilat është ri-votuar.

“Ju dua Debresht, Krushevë, Strugë, Ohër”, ka shkruar Bekteshi.

Se është ruajtur deputeti i katërt në zonën 5 ka shkruar edhe ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës, Naim Bajrami.

Exit mobile version