Antonio Conte fitoi në ndeshjen e tij debutuese Tottenham Hotspur pasi mposhti me rezultat 3-2 Vitessen në Ligën e Konferencës Evropiane, ndërsa pas ndeshjes pranoi se ishte ‘një lojë e çmendur’.
Trajneri i ri mori detyrën nga Nuno Espirito Santo i shkarkuar këtë javë, megjithëse leja e tij e punës erdhi vetëm mbrëmjen e enjte, duke e lejuar italianin të ulet në stol.
Natyrisht, lëvizja e tij e parë ishte për rregullimin e mbrojtjes duke e vendosur atë me tre lojtarë dhe duke luajtur në një formacion 3-4-3.
Spurs kishin kaluar në epërsi 3-0 përmes Heung-Min Son, Lucas Moura dhe një autogol të Jacob Rasmussen, i cili më vonë kompensoi gabimin duke shënuar për 3-1, para se Matus Bero të shënonte për rezultatin përfundimtar 3-2.
“Ishte një lojë e çmendur. Zakonisht nuk më pëlqen kjo lloj loje – një lojë e çmendur do të thotë se çdo gjë mund të ndodhë. Por në të njëjtën kohë mendoj se duhet të fitojmë dhe fituam”, ka thënë fillimisht Conte për BT Sport.
“Ne po fitonim 3-0, më pas pësuam dy gola që mund t’i shmangnim. Pas një kartoni të kuq ne ishim në telashe. Të fitosh duke vuajtur është mirë për këtë ekip, këta lojtarë”.
“Ata duhej të përmirësonin besimin e tyre. Ata duhej të punonin shumë. Problemi është që ne duhet të gjejmë kohë për të punuar. Kemi dy ditë deri në ndeshjen e radhës, pastaj është pushimi ndërkombëtar”.
Watching this man on the touchline… 😍 pic.twitter.com/JnY4pBua0Z
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 4, 2021
“Sigurisht që ne duhet të përmirësohemi. Nuk është e lehtë sepse për dy ditë ne përgatitemi për lojën me Evertonin… tani kemi vetëm një ditë. Nesër (sot) është e pamundur të punosh me lojtarët që luajtën sonte. Ata përdorën shumë energji. Duhet të pushojnë dhe ne do të punojmë me lojtarët që nuk kanë luajtur”.
“Duhet të kemi pak durim sepse duhet të punojmë në shumë aspekte – taktikisht dhe fizikisht. Nuk kam frikë nga puna. E di që vetëm përmes punës mund të arrish objektiva të rëndësishëm”, përfundoi italiani. /Telegrafi/
First win in the bag. 🎒
🎥 The boss' verdict on an eventful night at @SpursStadium. 👇 pic.twitter.com/6VdMLhDAst
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 4, 2021