Telegrafi

Fitore e Clevelandit falë LeBronit të pandalshëm (Video)

LeBron James është treguar i pandalshëm në fitoren e Cleveland Cavaliers ndaj Charlotte Hornets në udhëtim me rezultat 112-105.

Hornets nuk u tërhoqen në asnjë moment dhe bënë rezistencën e madhe ndaj kampionëve.

Më i miri ishte pa dyshim mbreti i basketbollit, LeBron James, i cili realizoi 32 pikë, 11 asistime dhe 9 kërcime, duke qenë vetëm një top larg triple doubles tjetër fantastik.

Kemba Walker shtoi edhe 28 pikë e pesë asistime të tjera, kurse Irving për Clevelandin realizoi 26 pikë.

Cavs vazhdojnë të jenë në vendin e parë në konferencën lindore dhe kanë vetëm 2 fitore më shumë se Boston Celtics në vendin e dytë. /Telegrafi/