“Nënkampionia e botës Donjeta Sadiku deklasoi boksieren vendase, Hristiana Nedyalkova”.
“Ajo qysh në rundin e parë e solli dy herë në gjendje të palakmueshme kundërshtaren dhe detyroi referin në ring që ti numëroj dy nokdaun dhe në nokdaunin e tretë detyroi trajnerin bullgar ta hedhë peshqirin dhe ta dorëzoi meçin”.
“Donjeta tregoi se është në formë të shkëlqyer. Nesër në çerekfinale ngjitet boksierja në 64 kg Marigona Beadini kundër kanadezes Sara Kali”, ka deklaruar Latid Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës. /BotaSot/