Jurrien Timber bëri sot debutimin e tij në Ligën Premier për Arsenalin në ndeshjen me Nottingham Forestin.
Ai e nisi ndeshjen që në minutën e parë, por fatkeqësisht qëndroi vetëm 50 minuta në fushë.
Menjëherë pas kthimit nga pjesa e parë, Timber kapi gjurin dhe ra në tokë. U kuptua menjëherë se ai duhej të largohej nga loja.
https://twitter.com/Goalflows/status/1690351089931931649
Deri më tani nuk është bërë e ditur se sa i rëndë është lëndimi, por duket se 22-vjeçari holandez nuk do të jetë gati për ndeshjen e radhës.
Kujtojmë që Timber mbërriti në Arsenal nga Ajax një muaj më parë për 40 milionë euro dëmshpërblim.
Ai e filloi karrierën e tij në Ajax dhe në ekipin e parë luajti 121 herë në të gjitha garat.
Timber bëri debutimin e tij për Holandën në prag të Kampionatit Evropian 2021 dhe që atëherë ka luajtur 15 ndeshje me fanellën e kombëtares.
Ai u bë nënshkrimi i dytë i verës i Arsenalit, pas ardhjes së hershme të Kai Havertz nga Chelsea, dhe pas tij u njoftua ardhja e Declan Rice nga West Ham. /Telegrafi/