Çereku i parë i takoi krejtësisht vendasve të cilët krijuan një epërsi të lartë prej 15 pikëve, 26-11.
Në çerekun e dytë pamë një lojë më energjike sepse mysafirët u kthyen paksa në lojë. Mirëpo, aty ishte Kejuan Johnson që eksplodoi me 22 pikët e tij për ta ruajtur edhe më tej epërsinë e SigKos Bashkimit, 50-40.
Çereku i tretë u përcoll me shumë gabime të vendasve të cilat shumë mirë i shfrytëzuan Teleboysat, që në mënyrë sensacionale e përmbysën rezultatin, për të dalë për herë të parë në epërsi, 61-64.
Çereku i katërt ishte jashtëzakonisht dramatik. Vendasit i konsoliduan radhët e veta dhe arritën ta rikthejnë epërsinë të cilën vazhdimisht e barazonin mysafirët. Ndeshja u vendos në sekondat e fundit me pikët e Johnsonit dhe Uzasit, edhe pse Teleboysat patën mundësi të kalonin në epërsi po të mos gabonte në hapa Juniku. Në fund, rezultati i këtij takimi të nxehtë ishte, 81-76.
Më meritori për këtë fitore të Arpaxhikëve ishte Kejuan Johnson me 35 pikë, teksa për RTV 21-shin u dallua turku Ersan Ozseven me 20 pikë.
Rezultatet e xhiros së 21-të:
Sigkos Bashkimi : RTV 21 81-76
Vëllaznimi : Trepça 62-102
Drita : Sigal Prishtina 75-97
Kosova : Peja 81-92
/Telegrafi/