Një tjetër fitore e madhe ka ardhur nga garuesit kosovar në Lojërat olimpike veror ‘Minsk 2019’.
Boksieri i talentuar Patriot Behrami e ka nisur me fitore aventurën në Lojërat olimpike verore.
Behrami ka shënuar fitore bindëse ndaj kroatit Marko Zheljko, në çerekfinalen e garave të boksit në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Patrioti triumfoi 4:0, në kategorinë -69 kilogramë.
Falë grushteve të shpërndara, Patrioti e detyroi disa herë gjyqtarin të numërojë.
Prej pesë gjyqtarëve, katër i dhanë fitoren boksierit tonë, kurse njëri vendosi për barazim. /Telegrafi/