Telegrafi

Fitore bindëse e Liverpoolit

Ishte një mbrëmje e mbarë për sulmuesin Fernando Torres, i cili realizoi golin e parë (26’), asistoi për të dytin dhe realizoi golin e katërt të vendasve (77’).

Ndërkohë, dy golat tjerë të Redsave u shënuan nga Ryan Babel (28’) dhe Alberto Aquilani (32’).

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Nadir Belhadj, një minutë pa përfunduar koha e rregull e takimit.

Pas kësaj fitoreje, Të Kuqte ngritën në pozitën e pestë me një pikë më pak se Tottenhami që mban pozitën e katërt dhe një më shumë se Manchester City që mban vendin e gjashtë.

Mirëpo duhet përmendur se Spursat kanë një ndeshje më pak ta zhvilluar, ndërsa ‘Pasanikët’ kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara se Liverpooli. /Telegrafi/