Kosova U-14 ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë së Veriut U-14 me rezultat 63-86 (20:31, 14:19, 15:15, 14:21), në turneun e YDF-së që sapo përfundoi në Shkup.
Dardanët e rinj e nisën ndeshjen për mrekulli, ku qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të dyfishtë, 12:24, ndërsa kjo pjesë përfundoi 20:31. Basketbollistët e rinj të Kosovës vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, që arriti në 20 pikë, 26:46, ndërsa pjesa e parë përfundoi me shifrat 34-50.
Perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë, megjithatë, u menaxhua nga Dardanët që nuk lejuan epërsinë të shkrihej, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 49:65. Kosova nuk e lëshoi epërsinë në dhjetë minutat e fundit, madje e thelloi atë, duke triumfuar me rezultat 63-86.
Ndeshje fantastike zhvilloi Ben Basha me 27 pikë e 22 kërcime.
Kjo ishte ndeshja e fundit për Kosovë, që kishte mundur Bullgarinë dhe Rumaninë, ndërsa kishte pësuar nga Turqia.