Site icon Telegrafi

Fitore bindëse e Deçanit ndaj Drenicës në ndeshjen e fundit të Superligës B në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Të shtunën ka përfunduar gara në Superligën B të Kosovës në hendboll. Deçani ka shënuar tjetër fitore bindëse. E ka mposhtur Drenicën me rezultat 48-15.

Fatlind Mazrekaj e Albion Loshaj shënuan nga tetë gola për Deçanin. Bleart Zariqi shënoi pesë gola për Drenicën.

Deçani e përmbyll kampionatin në vendin e parë të Superligës B me 26 pikë. Llapi është i dyti, ndërsa Drenica e treta me gjashtë pikë.

Drenica luan ndeshje të ‘play-outit’ me të dytin e Ligës së Parë për një vend në Superligë në edicionin e ardhshëm. Nga Superliga është larguar Zhegra, vendin e së cilës e zë Vushtrria.

Deçani megjithatë nuk e përfundon garimin për këtë edicion. Muajin e ardhshëm luan në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Exit mobile version