Borussia Dortmundi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores së lartë ndaj Benficas në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales.
Përballjen e parë në Estadio da Luz e fitoi skuadra portugeze me rezultat 1-0, mirëpo ekipi gjerman përmbysi gjithçka në Westfalenstadion duke fituar me rezultat 4-0.
Kjo ishte nata e Pierre-Emerick Aubameyang, i cili realizoi het-trik në këtë sfidë. Golin e parë sulmuesi e shënoi që në minutën e katërt dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Christian Pulisic e dyfishoi epërsinë (59’), ndërsa menjëherë pas Aubameyang shënoi golin e tretë (61’).
Pierre-Emerick Aubameyang e kompletoi het-trikun dhe mbrëmjen e tij fantastike në minutën e 85-të.
Në këtë mënyrë, Borussia Dortmundi vazhdoi në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 4-1. /Telegrafi/