Gjiganti kosovar, Prishtina ka arritur të triumfojë në derbin lokal kundër Flamurtarit 2-0 falë dy golave nga afrikanët Arago Jamal dhe Basit Khalid.
Prishtina e nisi ndeshjen më mirë dhe kontrollonte më shumë topin.
E goli i parë nuk vonoi dhe erdhi vetëm pas 13 minutave lojë të zhvilluara në kryeqytet.
Ishte mbrojtësi ganez, Arago Jamal i cili shënoi falë një goditje të saktë nga distanca për 0-1.
Katër minuta më vonë Prishtina rrezikoi me mesfushorin Drasko Bozovic nga goditja e dënimit por pa sukses.
Flamurtari rastin e parë e pati me Alban Shilloven që u shërbye mirë nga Ajzeraj por goditja e tij nuk ishte e saktë.
Me epërsinë minimale të Prishtinës 0-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë nisi më qetë pasi Prishtina kontrollonte më mirë ndeshjen.
Rasti i parë shkoi për Makendan e Prishtinës që tentoi nga distanca por priti Shehu.
Njëri nga mesfushorët më të talentuar në kampionat, Shqiprim Taipi tentoi golin me një goditje të fuqishme nga distanca por që topi shkoi afër shtyllës.
Krejt në fund të ndeshjes, Prishtina arriti edhe golin e dytë në këtë takim.
Ishte sulmuesi afrikan, Basit Khalid që me një goditje të fuqishme shënoi për 2-0 në minutën e 87’.
Prishtina kësisoj pas fitores mbetet rivali më serioz i Dritës për titullin e kampionit, pasi ndodhet në pozitën e dytë me 47 pikë, tri më pak se gjilanasit.
E rivali lokal i bardh e kaltërve, Flamurtari mbetet në pozitën e 11-të me vetëm 15 pikë.
Në javën e ardhshme, Prishtina do të luaj si vendas ndaj Besës së Pejës.
Ndërkohë Flamurtarin e pret një tjetër ndeshje e vështirë pasi përballet me Drenicën në udhëtim. /Telegrafi/