Sindrit Guri po kalon momentet më të mira në klubin e tij të ri.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare javë më parë kompletoi transferimin tek skuadra e njohur belge Oostende.
Por i kanë mjaftuar atij vetëm pak ditë që të bëjë më të mirën për klubin.
Në një ndeshje miqësore ndaj Bruse Boys, Oostende ka shënuar fitore të thellë 14-0.
Reprezentuesi i Shqipërisë ka shënuar katër gola në këtë takim, duke shkëlqyer.
Fillimisht Guri shënoi me një goditje të fuqishme me të djathtën, ndërsa golin e dytë e shënoi nga penalltia.
Për golin e tretë u përkujdes koka e tij, ndërsa të katërtin kishte fat pasi goditja e tij u devijua nga një mbrojtës.
Në dy ndeshjet e para, Guri ka shënuar gjashtë gola, kjo tregon se Oostende ka bërë një goditje të mirë. /Telegrafi/