Torino luajti sot miqësoren e radhës në prag të sezonit të ri dhe u ndesh me Hull Cityn, debutues në Premier Ligë.
Përfundoi 2-1 për Torinon (Belotti, Bovo) , që fitoi me një gol në fundin e takimit, që ishte i ekuilibruar dhe me ritëm të ulët në pjesën e dytë.
Megjithatë, fitorja e Torinos nuk ishte ndonjë motiv për të festuar, pasi u dëmtuan tre lojtarë, transmeton sportal.al
Një prej tyre ishte Arlind Ajeti, i cili e nisi nga minuta e parë, por u zëvendësua që në minutën e 14-të.
Gjithsesi, kontrollet mjekësore kanë evidentuar vetëm një goditje në pulpë dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz.
https://www.youtube.com/watch?v=ygDEMd2-Dts