Telegrafi

Fiton PSG, përjashtohet Ibra

Përkundër se Los Che dominuan me posedimin e topit në pjesën e parë, mysafirët krijuan epërsi të dyfishtë.

Ezequiel Lavezzi pranoi një top nga Pastore, shmangu mbrojtësit dhe e zhbllokoi rezultatin, falë edhe intervenimit jo aq të mirë të portierit (10’).

Pa përfunduar pjesa e parë (43’), Javier Pastore heshti tifozët vendas, pasi gjithë punën e kreu Lucas.

Edhe në pjesën e dytë, Valencia e lëvizte topin nëpër fushë, mirëpo më të rrezikshëm ishin lojtarët e ekipit francez.

Mirëpo, fundi i takimit i dhuroi shpresa ekipit spanjoll. Fillimisht, Adil Rami e ngushtoi rezultatin (90’), ndërsa më pas Zlatan Ibrahimovic u përjashtua me karton të kuq për shkak të ndërhyrjes në Guardadon (që do të thotë se nuk luan në ndeshjen e kthimit). I suspenduar në atë ndeshje do të jetë edhe Marco Verratti. /Telegrafi/