Paris Saint-Germaini ka vazhduar me fitore në Ligue 1.
Skuadra nga Parisi ka fituar ndaj Nantes me rezultat 2-0 dhe kjo ishte një tjetër trepikësh i merituar për vendasit.
Goli i parë në takim erdhi në minutën e 13-të nga Angel Di Maria pas asistimit të Jean-Kevin Augustin dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.
Kurse goli i fundit në këtë takim u shënua nga Jese në minutën e 90-të nga pika e bardhë.
Pas kësaj fitore PSG ngjitet në vendin e dytë me 29 pikë, aq sa Monaco në vend të parë dhe Nice në pozitën e tretë, por këta të fundit me një ndeshje më pak. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ZM4nUcVzkwo