Site icon Telegrafi

Fiton Portugalia, por vazhdon të jetë pas Zvicrës (Video)

Përfaqësuesja e Portugalisë ka fituar ndaj Letonisë me rezultat 4-1.

Ishte një fitore e merituar, por aspak e lehtë.

Goli i parë në takime erdhi nga Cristiano Ronaldo në minutën e 28-të nga pika e bardhë dhe me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Mysafirët barazuan në minutën e 67-të me anë të Arturs Zjuzins, por vendasit kaluan në epërsi për herë të dytë në takim me anë të William Carvalhos.

Goli i qetësisë dhe më i bukur në këtë takim erdhi nga CR7 në minutën e 85-të, por në minutat shtesë të takimit shënoi edhe Bruno Alves.

Pas kësaj fitore Portugalia vazhdon në vendin e dytë me nëntë pikë, apo tre më pak se Zvicra në vendin e parë. Në vendin e tretë është Hungaria me shtatë pikë, pastaj vijnë Ishujt Faroe me katër dhe Letonia me tre pikë. Kurse në Grupin B pa pikë është Andora. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Z5npd6i9Hj0

Exit mobile version