Site icon Telegrafi

Fiton një vend pune pas një mijë refuzimeve

Në valën e recesionit, kur njerëzit largohen nga puna me të madhe, atij i janë dashur një mijë paraqitje për të gjetur një punë para se t’i buzëqeshte fati.

Jeff Scott është bërë menaxher zhvillimi në një kompani pas 1.000 paraqitjeve për punët në të cilat është paraqitur. Ka pasur gjithçka, thotë ai, prej vendeve të punës për paketim mishi deri tek ajo e kamerierit.

Pasi që ka punuar 10 vite në Egjipt, ky dyzetvjeçar pas pesë muajsh të lajmërimeve në shpallje më në fund mund të merr frymë lirshëm.

“Jam çliruar. Më në fund mund të shkoj normalisht nëpër dyqane, të shoh ofertat e automjeteve të reja, aranzhimet për pushime apo thjesht të blej një shishe të mirë të verës”, thotë fatlumi i cili ka zgjidhur problemin e ekzistencës në një kohë kur për shumë njerëz kjo ka filluar të bëhet problem i vërtetë në Britani të Madhe.

Exit mobile version