Derisa shumë fitues të lotarive, menjëherë e lënë punën dhe ikin për pushime, Patricia Aldridge nga Berkshire e Anglisë që fitoi një milion funte në lotari, do të punojë në qendrën për të moshuar, për 12 orë në ditë edhe gjatë festave të fundvitit.
Infermierja 55-vjeçare, dëshiron të ketë jetën e njëjtë siç e kishte më parë, ndërsa paratë, sipas saj, janë vetëm një ndihmë e vogël, transmeton Telegrafi.
“Janë ditët e kujdestarisë që më duhet të punojë, nuk kam pse të kërkoj që të më zëvendësojë dikush. I kam si familje të dytë, nuk mund të largohem”, është shprehur Aldridge.
Madje, bashkëshorti saj me tre fëmijë, do të kenë festime të zakonshme, megjithëse xhirollogaria bankare ka pësuar ndryshime shumë pozitive. /Telegrafi/